Lajmet

Kardiokirurgji, operacioni i parë pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë truporë

[Prishtinë - 12 Qershor 2013]
Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është kryer operacioni në zemër të hapur me teknikën e re, pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë truporë, pa e ndalur punën e zemrës, metoda (Beating Heart Surgery Off- Pum).Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është K. Beka (1964), ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në Shërbimin e Kardiokirugjisë me gjendje stabile shëndetësore.Operacioni është kryer me sukses...

Filloi punimet Konferenca e Pestë e Mjekësisë Emergjente

Sot, në Prishtinë filloi punimet Konferenca e Pestë e Mjekësisë Emergjente, me pjesëmarrje të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e...

Gjermania mbështetë QKUK-në me shtretër dyshekë dhe respiratorë

  Sot, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), pranoi një donacion me shtretër , dyshekë respiratorë dhe popma infuzive nga Romed Klinik dhe Rotary Club nga...

Gjermania premton mbështetje profesionale për QKUK

Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  ishte për vizitë zyrtare,  zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Z. Matthias Kiesleri, i cili pati një...

Për ne

Çka ofron QKUK?

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ofron shërbime shëndetësore të nivelit terciar për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës dhe për pacientët e tjerë që kanë probleme apo shqetësime shëndetësore. Përveç pjesës shëndetësore, në QKUK zhvillohet edhe pjesa arsimore dhe ajo shkencore, pra QKUK kryen tri funksione, pjesën shëndetësore, përmes trajtimit të pacientëve, pjesën arsimore apo përgatitjen praktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, dhe pjesën shkencore, përmes punimeve të ndryshme shkencore.