Stafi

Stafi i QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës(QKUK), ka gjithsejtë  2.830 punëtorë, prej tyre 522 mjekë specialistë të profileve të ndryshme dhe 1.742 infermiere. Ka gjithsejtë 555 punëtorë të stafit civil ( administratë),  ka 11 punëtorë të profileve të ndryshme sociale.

Klinika e Pulmologjisë ka gjithsejtë 11 mjekë specialistë, 36 infermier ,  në total 47 punëtorë.

Klinika e Kirurgjisë së Fëmiëjve ka 7 mjekë specialistë , 25 infermiere, totali 32 punëorë.

Klinika e Neurokirurgjisë ka 7 mjekë specialistë dhe 25 infermier, në total 32 punëtorë.

Klinika e Urologjisë ka  11 mjekë specialistë dhe 31 infermiere, në total 42 punëtorë.

Klinika e Kirurgjisë ka 52 mjekë specialistë dhe 164 infermiere, totali 216 punëtorë.

Klinika e Dermatovenerologjisë ka 18 mjekë specialistë dhe 25 infermie, totali 43 punëtorë.

Klinika e Gjinekologjisë ka  61 mjekë specialistë  265 infermiere dhe 1 punëtore sociale, totali i punëtorëve është  327.

Institutet kanë 37 mjekë specialistë dhe 27 infermier, në total numri i punëtorëve është 64.

Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv ka gjithsejtë 44 mjekë specialistë, 154 infermier, 4 punëtorë jo shëndetëisë, totali 202 punëtorë.

Barnatorja Qendrore ka gjithsejtë 21 punëtorë, 20 infermier dhe 1 shefe te barnatores.

Klinika e Psikiatrisë ka 16 mjekë specialistë, 47 infermiere  2 psikologe, 1 punëtore sociale, totali 66 punëtorë.

Klinika e Neurologjisë ka 19 mjekë specialistë dhe 59 infermiere, totali 79 punëtorë.

Klinika e Pediatrisë ka 37 mjekë specialistë 176 infermiere, 2 edkutaore psiko sociale, totali është 215 punëtorë.

Klinika e Ortopedisë ka 37 mjekë specialistë dhe 103 infermier, totali 140 punëtorë.

Qendra Emergjente ka 20 mjekë specialistë dhe 78 infermiere, totali 98 punëtorë shëndetësorë.